si u ndërtua Muri i Berlinit
Ndërtimi i Murit të Berlinit (Berliner Mauer) filloi më 13 gusht 1961. Atë mëngjes, kur fëmijët u nisën për të shkuar në shkollë, vërejtën se kishte filluar ndërtimi i një muri në mes të qytetit dhe se jeta tashmë do vazhdonte jo si më parë.
Muri u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.
Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe e gjatë 46 kilometra ndërsa përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet.
Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen “Pikëkalimi Çarli”.
Muri i Berlinit konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë.
U shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmit në Evropë.