|

Sneijder nuk e mohon largimin nga Interi

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga Interi, pasi tha se gjithmonë ekziston mundësia që kjo të ndodhë.
“Çfarë do të ndodhë? Të shohim. Gjithmonë ka mundësi që diçka të ndodhë. Gjithmonë ka spekulime”.
“Siç po e shihni, unë jam ende këtu. Unë jam gjithmonë i lumtur. Unë jam një djalosh i lumtur. Unë jam i kënaqur që po stërvitem çdo ditë me kolegët e mi dhe të luaj për tifozët. Kam luajtur në shumë gara. Fillova në Holandë, më pas në Spanjë dhe tani në kampionatin italian. Të shohim çfarë do të ndodhë, por këtu jam”, ka thënë Sneijder.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:12 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response