|

Trajtimet e fytyrës

Trajtimet e fytyrës, rigjallërojnë dhe tonifikojnë lëkurën tuaj duke luftuar kundër efekteve të ambientit që ushtrohen mbi lëkurën delikate të fytyrës.
Çdo lloj i lëkurës ka nevojë për një mirëmbajtje përkatëse, e kjo më së miri mund të bëhet nga një specialiste në këtë fushë, si dhe nga preparatet përkatëse të kozmetikës. Sidomos, tani në stinën e verës, ka shumë rendësi parapërgatitja e lëkurës. Pastrimi, sigurisht që përfshin pilingun, serumet, kremrat e maskat përkatëse sipas tipit të lëkurës. Përdorimi i produkteve korrekte në përputhje me tipin e lëkurës, mundëson që lëkura të mos thahet, e jo vetëm të hidratohet, por edhe të mbrohet e ushqehet në mënyrë të rregullt. Ajo që duhet të kemi kujdes është, se përveç produkteve hidratuese, rigjeneruese që duhet të përdorim, në varësi të tipit të lëkurës dhe problemeve të cilat i kemi, duhet edhe ta ruajmë atë nga rrezet e dëmshme të diellit, sidomos tani në verë. Dielli mund të prishë strukturën e lëkurës, ndikon në krijimin e njollave e deri tek kanceri i lëkurës. Për këto arsye, përdorimi i kremit të diellit është mëse i domosdoshëm. Përveç aftësisë së tyre për të ndërhyrë në lëkurën tone, si një mburojë kundër rrezeve ultraviolet të diellit, këto produkte janë të pasura edhe me përbërës antioksidante, hidratues dhe antiinflamatorë. Për një mirëmbajtje sa më të mirë të lëkurës preferohen tretmanet manuale të fytyrës nga mosha 30 vjeçare, që t’i shmangemi më vonë intervenimeve kirurgjike.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:53 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response