|

Trupa shtesë të NATO-s pritet të arrijnë në Kosovë

Sot pritet të arrijë në Kosovë një pjesë e kontingjentit të ri të trupave shtesë të NATO-s. Gjermania dhe Austria i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së NATO-s, për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, pas përkeqësimit të situatës në veri të vendit.
Kontigjenti i përbërë prej 700 ushtarësh të NATO-s do të vijnë së shpejti në Kosovë. Një pjesë e këtij kontongjenti pritet të arrijë sot. Gjermania do të dërgojë 550 ushtarë, ndërsa Austria 150 sosh. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter tha se forca kryesore do të arrijë gjatë ditëve të ardhshme. ”Do të arrijnë sot, mirëpo forcat kryesore do të arrijnë ditët në vijim...”, tha ai.
Nga ana tjetër gjendja në veri paraqitet të jetë e qetë por me tensione. Gjatë orëve të mbrëmjes ka pasur takime në mes të komandantit të KFOR-it Erhard Byhler me përfaqësuersit serb por pa ndonjë rezultat. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter tha se takime të tilla do të vazhdojnë edhe sot, por nuk saktësoi kohën dhe formatin e takimit. ”Ata do të takohen sot por nuk mund të konfirmoj vendtakimin”.
Serbët edhe mbrëmë kanë qëndruar pranë barrikadave, ndërsa në Rudare, gjatë natës ata kanë vënë një kryq prej shtatë metrash. Zyrtarët serb Borislav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq sot herët në mëngjes kanë zhvilluar takime me zyrtarët lokal serb të Zveçanit. Ndërsa, mediave serbe u kanë thënë që takimet me komandantin e KFOR-it do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe se pala serbe do të dalë me propozim konkret.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:10 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added