|

Ushqimi për natën e mirë

Ushqimi që konsumojmë në mënyrë drastike mund të ndikoj se çfarë gjumi do të bëjmë. Prandaj, keni kujdes se me çka ushqeheni. Më poshtë janë disa këshilla që do t’ju bënin mirë.
Çka duhet lënë anash:
• Sheqeri – nxitë trurin për taitjen e hormoneve për stres, të cilat pengojnë gjumin dhe ndikojnë në jostabilitetin e nivelit të sheqerit në gjak, për shkak të të cilit shpesh zgjohemi ( duhet të shkojmë në wc).
• Çokolata – pos kafeinës përmban edhe shumë tebromin, i cili ka veçori stimuluese.
• Vera e zezë- alkool ka veçori stimuluese.
• Aspartam (lloj i sheqerit) – është më i keq se sheqeri i zakonshëm. Do t;ju mbajë të zgjuar tërë natën.
• Ushqimi me mëlmesa- qepa, xhenxhefili, speci djegës- assesi para gjumit.
Çfarë duhet të konsumoni:
- Mishi i gjelit të detit – ka sasi të madhe të triptofanit. Menjëherë pas saj është mishi i zogut, frutat e detit dhe soja. (Propozim: një copë mish i gjelit të detit dhe disa copë avokado i mbështillni në fletë të sallatës jeshile; pak groshë me fruta deti)
• Jogurti/prodhimet nga qumështi- janë përplot triptofan shumë të mirë për gjumë . (Propozim: pak jogurt me arra të bluara dhe dredhëza; një copë bukë me djathë dhie)
• Bademi dhe arrat- sërish, janë përplot triptofan dhe magnez qetësues. (Propozim: gjysmë molle e preni në copa dhe e lyeni me gjalpë nga bademi; një pjatëp e vogël me boronica bashkë ma arra indiane të bluara)
• Grosha, soja – kanë përplot vitamin B dhe magnez dhe triptofan
• Spinaq, lakër jeshile, lakër- kanë përplot vital B dhe magnez- janë të mira për gjumë.
• Por, të gjitha merren në sasi të vogla, ashtu që të mos ngarkoheni para gjumit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:00 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response