|

Xhesika Simpson: Më shumë më gëzojnë një palë këpucë, sesa një përqafim

Xhesika Simpson i ka zbuluar prioritetet e saj. Për të edhe më tutje vlen thënia se diamantet janë shoku më i mirë i femrës, por se ajo margaritarët i ndërron me këpucë.“Këpucët për mua janë shoqërueset më të mira. Më me dëshirë do të pranoja një palë këpucë, se sa një përqafim“, thotë biondja. Xhesika thekson se janë këpucët ato që i kanë ndihmuar në ndërtimin e koleksionit të saj prej miliona dollarësh. “Arsyeja se pse e kam filluar dizajnimin personal është, se të gjithë dëshironin të vishnin atë që vishja unë“, thotë Xhesika, e cila së shpejti do të martohet me Erik Xhonsonin.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:16 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response