|

10 idetë të cilat do të ndryshojnë botën

Me kalimin e viteve teknologjia përparon edhe më shumë, çdo ditë dalin produkte, zbulime të reja të cilat na e lehtësojnë jetën.
Me zhvillimet e reja në fushën e mjekësisë janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe sëmundjet kurohen më lehtë. Së shpejti do të dalin dhe shembuj të rinj në lidhje me këtë. Bazuar në një lajm të revistës “BBC Focus” bëhet e ditur se gjatë viteve të ardhshme ju presin shumë risi duke filluar që nga televizori i cili kupton gjendjen tuaj emocionale deri tek printerët tredimensional. Lidhja e ngushtë e njeriut me makineritë: nuk është një punë e lehtë injektimi i indit të lëkurës në metalin bionic në dorë. Por studiuesit në universitetin College London po merren me brirët e drerit. Specialistët kanë vendosur fijet e gjata të indit të lëkurës brenda kockës poroze të brirëve.
Kjo bëri të mundur vendosjen e indit rreth brirëve duke pakësuar rrezikun e infeksionit. Krahët ose këmbët artificiale zakonisht mbahen në trungun e pjesës së prerë ose mbështillen me fasha. Fërkimi i shkaktuar kur personi ec në mes trungut dhe këmbës artificiale shkakton skuqje ose plagë. Me ndihmën e teknikës së re shufra prej titani vendoset mire dhe në mënyrë të sigurt dhe këmba ose dora artificiale kapet për këtë shufër. Shufra “vishet” me vrima për të lejuar indin e lëkurës në zonën e prerë të kapet rreth saj.
Lëndë artificiale e programuar: strukturat shumë të vogla protocell të prodhuara në kushte laboratorike mund të lëvizin drejt drites ose njëra-tjetrës. Por këto struktura nuk janë të gjalla. Duke përdorur përbërje të ndryshme molekulare protocell-ët mund të jenë të suksesshëm në funksione të ndryshme p.sh disa prej tyre mund të krijojnë një pjesë të ndërtesës duke thithur dyoksid karboni gaz sere. Edhe tek bojërat e mençura të cilat do të hidhen në përdorim gjatë 3-5 viteve të ardhshme do të ketë nga kjo lëndë. Kjo lëndë do të thithin dyoksidin e karbonit nga atmosfera dhe do ta kthejnë këtë gaz të dëmshëm, i cili shkakton ngrohjen globale, në gëlqere.
Terapi e përshpejtuar kundër kancerit: përshpejtuesit e thërrmijave njihen si aparaturat më të mira në copëtimin e atomeve. Por thërrmijat e rrezeve të energjisë së lartë mund të përdoren dhe në kurimin e kancerit. Gjatë radioterapisë rrezet X-ray djegin qelizat kanceroze por në të njëjtën kohë dëmtojnë dhe qelizat e shëndosha përreth. Tani përdoret përshpejtues thërrmijash për të krijuar jonin karbon ose rrezet proton dhe për të zhdukur ADN-nën e qelizave kanceroze. Thërrmijat përqendrohen në një pikë dhe kështu dëmtojnë më pas indet përreth këtyre qelizave. Me ndihmën e kësaj teknike mund të jepen ilaçe të një doze më të lartë. Terapia Hadron është në hapat e pare të saj por mundësitë që do të krijojë janë gati në Japoni, Evropë dhe Amerikë.
Botime tredimensionale: imagjinoni sikur këpucët e fëmijës suaj i keni shtypur në tredimensional. Ju ngarkoni në kompjuterin tuaj një projekt të krijuar më pare dhe printerët tredimensional e printojnë këtë objekt shkallë-shkallë duke e ndërtuar atë. Ky është një proces i ngadaltë dhe printimi i çdo milimetri mund të zgjasë disa minuta. P.sh printimi i një objekti 25 cm mund të zgjasë 12 orë. Deri sot shtypi tredimensional ishte i kufizuar vetëm me inxhinierinë industriale, sepse është shumë i ngadaltë dhe i shtrenjtë. Çmimi i një printeri tredimensional mund të arrinte deri në dhjetëra mijëra paund. Por tani mund ta gjeni një të tille me 600 paund. Projekti i Universitetit Bath prodhon sisteme dhe programe për printerë tredimensional RepRap. Produktet që do të merrni në projektin me kod të hapur të quajtur RepRap mund t’ju kushtojnë afërsisht 500 euro. Më pas përdorimi i dokumenteve dhe shfrytëzimi i tyre lidhet me aftësinë tuaj elektronike-mekatronike. Nëse do të mund ta bëni këtë atëherë do të përftoni objekte tredimensionale plastike.
Llogari momentale dhe në çdo vend: tek çdo gjë që përdorim duke filluar nga kartat e kreditit deri tek telefonat gjendet teknologjia RFID e përkufizimit me frekuencën e radios. Është metoda e njohje së objekteve në mënyrë automatike dhe individuale duke përdorur frekuencën e radios. Krahas kësaj ne shohim sesi lëndët strukturore përreth nesh mund të vëzhgojnë ndryshimet në gradaçela apo rroba të zgjuara të pajisura me sensorë të cilët ndjekin shëndetin tonë. Hapin e parë të llogaritjes në çdo moment dhe vend e shohim në aparaturat elektronike. P.sh Brenda 10 viteve frigoriferi juaj do të mund t’ju dërgojë një mesazh në telefonin tuaj kur t’i mbarojë qumështi ose kur të bëni aksident makina juaj do të mund të komunikojë me ekipet e ndihmës së shpejtë. Hapi tjetër pas kësaj është shkrirja e njeriut me makineritë. Në këtë mënyrë edhe ne mund të jemi një pjesë e rrjetit. Neurobiologu sintetik Ed Boyden po prodhon një interface optic të trurit. Kështu do të ekzistojnë modele të reja të komunikimit mes njeriut dhe makinës.
Karbon trapping: Prof. Flannery, pohon se në të ardhmen do të ndihet nevoja e pakësimit të karbonit të lëshuar në atmosferë. Ai parashtron dy zgjidhje për këtë : zgjidhja e pare : këtu dyoksidi i karbonit ngjeshet nën tokë. Por pompimi I tij prej këtu është shumë i kushtueshëm dhe i vështirë. Ndërsa zgjidhja tjetër është krijimi i biochar. Është një lloj rregullatori toke i cili përmban karbon të aktivizuar të krijuar si pasojë e djegies së lëndës organike me pak ose aspak oksigjen. Një pjesë e lëndëve brenda lëndës organike largohen në trajtën e gazit nën presionin e një nxehtësie dhe presioni të lartë dhe pas mbetet lënda e zezë karbon ose biochar me përbërje të lartë karboni me mikropore. Megjithëse biochar është i njëjtë me qymyrin nuk përdoret për nxehje. Biochar është një formë e mineralizuar nga karboni. Për këtë arsye nuk prishet dhe nuk lëshon dyoksid karboni në atmosferë. Mbetet në tokë për mijëra vite. Biochar pasuron token dhe parandalon hemorragjinë e trurit.
Concscioumeter: me ndihmën e EEG dhe fMRI njohim trurin në gjendje active (kur lëvizim) . por ky aparat mund të kuptojë ndryshimin në mes një njeriu në komë dhe një të sëmuri me sindromën e bllokimit ( personi i cili nuk mund të lëvizë por është zgjuar dhe ndjen çdo gjë përreth). Krahas kësaj ky aparat do të ndihmojë në parashikimin e ekzistencës së vetëdijes së një kafshe apo kompjuteri.
Kompjuterët Quantum: pas zbulimit të Moores Low në vitin 1950 numri i tranzistorëve mbi mikroçipët dyfishohej çdo dy vjet. Por ekipi kërkimor i universitetit Kalifornia pohoi se krijimi i një çipi të vogël mund të zgjidhë problemet e jetës së vërtetë. Këta kompjuter do të aktivizohen në formën e vërtetë. Puna më e rëndësishme e kompjuterëve Quantum është të përdorin algoritmat për të modeluar strukturat fizike. Televizor që kupton gjendjen tuaj emocionale: së shpejti do të shpëtoni nga kontrollimi i kanaleve dhe nga pavendosmëria në përzgjedhjen e një kanali. Sepse televizori do të mund të gjejë programin më të përshtatshëm për ju dhe gjendjen tuaj emocionale. Kamera e vendosur brenda televizorit do të zbulojë qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës suaj dhe do të gjejë një stacion të përshtatshëm me to.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:58 e paradites. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added