|

Çka është duke përgatitur Apple?

Mediet janë duke shkruar me të madhe këto ditë për lansimin e iPhone 5, por “Apple” do të mund të na befasojë edhe me dy pajisje të reja.
“CNET” e citon Mark Moskowitz-in, analistin e punësuar në “J. P. Morgan”, i cili thotë që mund të paraqiten dy iPhone të rinj: njëri që do të jetë model me pamje krejtësisht të re dhe tjetri i cili do të jetë iPhone 4 i ripërpunuar, i cili do ta ketë emërtimin iPhone 4-plus. iPhone 5, parashikon Moskowitz, do të jetë më i lehtë dhe më i hollë dhe do të mbështet standardet GSM dhe CDMA, që të mund të shfrytëzohej në tërë botën.
Modeli 4-plus do të bazohet në modelin ekzistues, deri dikur të përmirësuar dhe më shumë të drejtuar kah tregu kinez. 3GS do të përfshihet në modelet më të lira të të tanishmit iPhone 4, pret analisti i “J. P. Morgan”.
A do ta lansojë versionin e ri të iPad-it?
Moskowitz konsideron se kompania nga Cupertina nuk ka arsye për nguti, marrë parasysh që nuk ka konkurrencë serioze.
Gjatë vitit është folur se “Apple” do ta lëshojë iPad 3 në treg, gjatë kohës para festave të fundvitit.
Ai do të duhej të ishte model i veçantë me rezolucion të lart të ekranit, ndërsa është paralajmëruar edhe modeli më i hollë me ekran të përmirësuar, i emërtuar iPad 2 Plus. Deri te fillimi i verës shumica e këtyre spekulimeve u “veniten”.
U tregua se iPad i ri me siguri që nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të vitit të ardhshëm pasi që është e vështirë të prodhohet ekrani me rezolucion aq të madh sa i nevojitet “Apple-s”.
Madje as procesori katërbërthamësh i gjeneratës së re “A6” po ashtu nuk do të jetë i gatshëm deri te mesi i vitit të ardhshëm, që do të thotë që pajisjet e reja, nëse do të hidheshin më herët në treg, do të duhet të shfrytëzojnë procesorët e njëjtë si pajisjet e tanishme.
iPhone 5 prezantohet në fund të muajit
Sa i përket iPhone-ve të rinj, Moskowitz nuk është i pari që hodhi parashikimet e këtilla, diçka ngjashëm paralajmëroi edhe analisti i “Deutsche Bank” gjatë qershorit.
Konfirmim të pjesërishëm fitoi pasi që faqja vietnameze “Tinhte” e publikoi incizimin e iPhone 4 të bardhë nga plastika. Faqja e njëjtë arriti edhe deri te iPhone 4 para lansimit zyrtar.
Për këtë, qe disa kohë spekulohet se dy modelet e reja të iPhone-t do të jenë pjesë e ofertës për të cilën flitet në telekomët kinez. Pritet që Apple iPhone 5 do të lëshohet në shitje gjatë tetorit, ndërsa do të prezantohet në fund të këtij muaji.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:03 e paradites. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added