|

Ecja e shëron depresionin

Rezultatet e studimit të ri të shkencëtarëve portugezë kanë bërë të ditur se aktiviteti i përditshëm fizik është disa herë më efikas në luftimin e depresionit sesa terapia me ilaçe.
Studimi i grupit të shkencëtarëve nga Portugalia i bërë me 150 të anketuar ka treguar se aktiviteti mesatar fizik përmirëson gjendjen e pacientëve të cilëve nuk u ndihmojnë antidepresivët.
Pjesëmarrësit në eksperimentin kanë vazhduar me marrjen e terapisë së rregullt, por me këtë rast në mënyrë të domosdoshme kanë stërvitur për çdo ditë. Disa kanë ecur shpejtë nga 30 deri 45 minuta, ndërsa të tjerët kanë bërë ushtrime.
Rezultatet kanë treguar se gjendja e tyre është përmirësuar për 26 për qind në krahasim me periudhën para se të fillojnë me stërvitjen.
Aktiviteti fizik përveç asaj që ndihmon në shërimin e depresionit, shkencëtarët theksojnë se stërvitja, si dhe ecja e shpejtë janë parandalim i shkëlqyeshëm për shëndetin mental.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:53 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added