|

Facebook përsëri me ndryshime!

Facebook-u lansoi një seri ndryshimesh në News Feed-in, ndërsa e shtoi edhe opcionin “ticker”. Qëllimi i ndryshimeve që filluan prej dje të aplikohen është që vazhdimisht t’ju mbajë në hap me ngjarjet më kryesore të miqve tuaj edhe në qoftë se nuk jeni kycur disa ditë.



 
Ndryshimet e reja janë bërë që asnjëherë mos ti humbisni të rejat më kryesore në News feed – raportoi për Mashable, produkt menaxheri Kit Shaht.
Ndryshimi i parë është bërë për t’ju mundësuar ti shihni të gjitha ngjarjet e mëdha të miqve tuaj, që nga koha e fundit kur jeni kycur, pa marë parasysh se a ka qenë para tre minutave apo para tre javëve. Facebook thotë se News feed do të funksionojë si një lloj ditari personal.
Për ta bërë këtë janë hequr opcionet Top Stories dhe Most Recent nga pjesa e sipërme e News feed dhe janë zavendësuar me një zgjidhje më intelegjente e cila e përshtat përmbajtjen sipas kycjes suaj së fundit. Nëse tre ditë nuk keni hyrë në facebook, në hyrje sapo të kyceni do ti shihni ngjarjet kryesore të rrjetit tuaj-kjo do të thotë se nuk do ti humbisni ndryshimet kryesore në “relationship” statusin e miqve tuaj ose simpatisë suaj, do të jeni në hap me fotografitë e reja të vendosura, ose me vendimet kryesore të jetës së miqve tuaj.
Të varurit të cilët vazhdimisht janë në facebook në News feed-in e tyre do të kenë përmbajtje në rradhitje hronologjike. Rrjeti social gjithashtu mundëson që të specifikoni se cka do të jetë lajmi kryesor në “feed”in tuaj me nënvizimin e aplikacionit “top story”.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me mënyrën se si janë të paraqitura fotografitë në News feed. Të themi thjesht fotografitë do të jenë më të mëdha dhe më mbreslënëse. Kjo gjë edhe ishte një nga kërkesat kryesore të përdoruesve. Qëllimi i këtij ndryshimi është që fotografitë të dalin në plan të parë.
Ndryshimi i fundit është futja e “ticker”it mbi chatin në anën e djathtë. Kjo gjë është “feed” që ju informon me të gjitha të zhvillimet në rrjetin tuaj. Ndryshe nga News feed opcioni që është fokusuar në të kaluarën, ticker opcioni fokusohet në ngjarjet aktuale. Në thelb kjo gjë është zavendësim për funksionin Most Recent.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:31 e paradites. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added