Fanellat përçajnë Barçën
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, u ka kërkuar anëtarëve të
klubit që të mbështesin marrëveshjen luksoze me “Qatar Sports
Investments”, ndryshe do të rrezikojnë që ato para të investohen diku
tjetër, përfshirë këtu edhe rivalin e përbetuar, Real Madrid.
Anëtarët e Barcelonës do të votojnë të shtunën në Asamblenë e përgjithshme lidhur me kontratën pesëvjeçare të skuadrës me “Qatar Sports Investments” të vlefshme 170 milionë euro pas akuzave se kjo marrëveshje i ka komprometuar idealet e klubit.
Barcelona ishte ndër skuadrat e pakta në botë që në fanellë asnjëherë nuk kishte vënë emrin e sponsorit. Përkundrazi, në vitet e fundit skuadra madrilene kishte paraqitur logon e organizatës UNICEF dhe për këtë kishte qerasur organizatën bamirëse me 1.5 milionë euro në vit.
Por, nga kjo verë në fanellën e Barcelonës figuron “Qatar Foundation”, ndërsa UNICEF-i është vendosur në pjesën e pasme të fanellës.
“Unë do të votoja për ‘Qatar Foundation’. Të ardhurat janë të nevojshme për klubin. Nëse këto para nuk shkojnë te Barça, atëherë do të investohen diku tjetër. Të shpresojmë që të mos shkojnë te rivali ynë më i madh, Reali”, ka thënë Rosell.