|

Lojtarët kundër Mourinhos, pro Khediras

Krizë besimi në klubin mbretëror. Lojtarët e Real Madridit dalin kundër trajnerit kontraverz , Jose Mourinho. Përçarjet i zbulon gazeta më e madhe spanjolle “El Pais”.
Yjet e klubit janë të pakënaqur që Mourinho fajësoi Khediran për humbjen nga Levante për shkak të humbjes nga Levante.
“Kishte instruksione të qarta nga Mourinho për atë që duhej bërë. Njëra ishte që kur ata të ndërhynin ndaj nesh të protestonim para referit për t’i bindur që ta ndëshkojnë kundërshtarin. Kur do të ndërhynim ne duhej bërë zhurmë që ta mbrojmë bashkë-lojtarin.”, ka thënë një lojtar në kushte anonimiteti. Dhe, pikërisht këtë e kishte bërë Khedira – mbrojti Di Marian, për çka e mori kartonin e dytë të verdhë. Pra, ai bëri pikërisht atë që i tha Mourinho, por nga vetë ai pas ndeshjes u la si fajtor për humbjen.Ky është një akt që ka shqetësuar dukshëm lojtarët që i kanë dalë Khediras në krah, duke dalë kundër taktikave të ndyra të trajnerit të tyre.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:28 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added