|

Me Bada, Samsung mund të synojë produktet e saja “Smart TV”

Samsung Electronics nuk do të blejë MeeGo, por kjo nuk do të thotë se nuk ka plane për zhvillimin e sistemit të saj operativ, Bada.
Sistemi operativ Bada i dizajnuar për telefona mobil dhe telefona të mençur mund të jetë pak i njohur në vende të ndryshme të botës, edhe pse pa statistika zyrtare në Kosovë ka një pjesëmarrje të mirë në treg falë produkteve të lira të ofruar nga Samsung nën këtë sistem operativ. Shumica e celularëve të Samsung kanë marrë megjithatë Android’in por planet për të hapur sistemin operativ Bada para zhvilluesve në vitin 2012 duket se janë të vërteta. Wall Street Journal ka theksuar qëllimet e kompanisë për të sjellë Bada’n në tregun konkurrues.
Tani në versionin 2.0, pajisjet me Bada përfshijnë produkte të serisë Samsung Wave. Por sipas skenarit të parashikuar mund të ndodh që Bada të bëhet një sistem operativ më i qëndrueshëm nën ndihmën e zhvilluesve dhe kësisoj mund të ndihmojë në krijimin e llojeve të dallueshme prej sistemit operativ Android të Google. Samsung mund të përdorë një Bada më të fuqishëm për të fuqizuar linjën e saj të televizorëve SmarTV, dhe përveç kësaj edhe produktet tjera si tabletët.
Bada sigurisht mund të kontribuojë në luftën e Samsung për të mos u bazuar shumë në Android, në veçanti pas blerjes së Motorola’s nga ana e Google. Motorola tani pritet të përfitojë veçori të reja për Android dhe të mira tjera para të tjerëve, kështu që partnerët si HTC e Samsung do të jenë të përballur me faktin se duhet të jenë më të dalluar apo të ndjekin nga prapa.
Edhe HTC nuk është duke qëndruar anash dhe ka disa produkte në taborin e Windows Phone, dhe së fundi ka pranuar se është e hapur për të pasur edhe një sistem operativ të vetin.
RIM në anën tjetër me BlackBerry OS, si dhe Palm me Hewlett-Packard me sistemin operativ WebOS e Nokia me sistemin operativ me bazë në Linux MeeGO, janë në dijeni se shitja dhe mirëmbajtja e suksesshme dhe rapide e një sistemi operativ nuk është e lehtë. HTC duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron të blejë, e Samsung duhet të ecë shtruar drejt biznesit të sistemeve operative.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:15 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added