Owen synon sërish Kombëtaren
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen e ka pranuar se
momentalisht nuk është pjesë e planeve të selektorit Fabio Capello, por
insiston se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kombëtarja.
Ish futbollisti i Liverpoolit ka mbetur jashtë që kur trajneri italian e mori në dorë Kombëtaren në vitin 2008, pasi e përshkuan vazhdimisht lëndimet, me çka mbeti rezervist edhe në ekipet ku luajti.
Mirëpo, 31 vjeçari – i cili ka shënuar 40 gola nga 89 paraqitje për ‘Tre Luanët’ – po e shfaq talentin e tij ende, kur i jepet mundësia tek United. Ai shënoi në mesjavë në Carling Cup, në fitoren ndaj Leeds United. Për këtë ish futbollisti i Real Madridit dhe Newcastles shpreson t’ia ndërrojë mendjen Capellos.
“Nuk do të më shuhet kurrë shpresa për Kombëtare. Mirëpo, është e qartë se më dhemb që kam mbetur jashtë që një kohë. Por, nuk do të mërzitem tash që nuk jam në skuadër. Nëse do të kem ftesë sërish, do të jem aty për 5 minuta”, tha Owen.
“Fabio Capello e bënte skuadrën e parë dhe unë qëndroja në bankinë. Mendoja me veten se kjo mund të jetë shenjë se ai nuk llogarit në mua. Herën tjetër nuk isha fare në skuadër, kështu kishte ndodhur. Tash shpresoj të kthehem një ditë sërish”, vazhdoi ai.