|

YouTube mundëson konvertimin e videos 2D në formatin 3D

Me dëshirën për ta kompensuar mungesën e përmbajtjes 3D dhe të largojë barrierat të cilat parandalojnë adaptimin masovik të kësaj teknologjie të re, rrjetit më popullor për shpërndarjen e videos YouTube, në mënyrë të konsiderueshme do t’u lehtësojë përdoruesve të vet krijimin e përmbajtjes së videos 3D. Vizitorët e YouTube për këtë gjë nuk do të kenë nevojë për kamera speciale, por vetëm mjet të thjeshtë për konvertimin e videos 2D në formatin 3D. Përmbajta e videos tredimensionale në YouTube nuk është risi. Xhiruesve u është lejuar të vënë videon në formatin 3D, por deri tani u është dashur të përdorin dy kamera dhe të kombinojnë xhirimin me ndihmën e softuerit special – që është proces i komplikuar dhe i gjatë. Mjeti i ri për konvertim të videos 2D në formatin 3D është alternativë mjaft e dobishme për përdoruesit mesatarë. Ky mjet i uebit mundëson konvertimin e cilësdo videoje 2D në formatin 3D me një shtypje në tastierën e mausit pas dërgimit të përmbajtjes. Opsioni mund të gjendet në seksionin “Edit Info“, me zgjedhjen e opsionit “3D Video”. Menaxheri për produkte në kompaninë YouTube, Shenaz Zack Mistry, ka shkruar në ditarin e vet të uebit që përdoruesit “edhe më tej rezultatet më të mira do t’i fitojnë me ndihmën e kamerës 3D, por që kjo është mënyra e re për të shijuar momentet më të bukura”. Për të parë videoxhirimet e konvertuara edhe më tej do të jenë të nevojshme syzet 3D. YouTube po ashtu ka prezantuar dy mjetet e reja softuerike për kameramanë amatorë, të cilët dëshirojnë “të përmirësojnë” videoxhirimet e veta shtëpiake. Mjeti i parë Magisto, i cili paraqet programin e automatizuar për redaktimin e videos, i cili “nxjerr” skenat më të mira nga xhirimet dhe i organizon me sfondin dhe efektet e përshtatshme të muzikës. Mjeti tjetër është Vlix, i cili mundëson hedhjen e efekteve të ndryshme në fillim dhe në fund të videos. Mbi të gjitha, YouTube ka deklaruar që përdoruesit të cilët do të kalojnë procesin komplet të verifikimit të urdhërove (duke përfshirë futjen edhe të numrit të telefonit në lokacion) dhe të cilët nuk kanë prekur të drejtat e autorit (ashtu siç është i paligjshëm përdorimi i këngëve popullore si muzika në sfond të videoxhirimit) do të mundin të kalojnë kufizimin momental të kohëzgjatjes së videoxhirimit i cili është 15 sekonda.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:48 e paradites. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added