|

“2012 Audi A5 / S5” – fillim i një modernizimi të suksesshëm

Megjithatë ka ardhur koha për disa përmirësime të cilat freskojnë jo vetëm stilin e veturës, por gjithashtu edhe teknologjinë e tyre. Për fat të keq, në këtë rinovim, modeli S5 kupe bëhet me motor të ri. Motori paraprak me 354 kuaj-fuqi, do të largohet për t’ia lëshuar vendin motorit me 333 kuaj-fuqi, 3.0 litra, V-6, i cili tashmë është vendosur në modelin S5 kabriolet. Ky ndryshim nuk vjen si një befasi, dhe do ta përmirësojë dukshëm harxhimin e lëndës djegëse. Edhe pse modeli V-6 është një motor i mrekullueshëm, do të na mungojë zhurma e mrekullueshme e modelit V-8. Motori me 211 kuaj-fuqi, 2.0 litra, me katër cilindra mbetet modeli bazë për “A5”. Për ata të cilët vajtojnë largimin e modelit S5 me V-8, “Audi” ofron ngushëllim të veçantë e modelin e ardhshëm “RS5”. Ky model – tashmë në shitje në Evropë- është i përforcuar nga një version tërësisht i ripërpunuar me 4.2 litra, V-8 i cili prodhon hiq më pak se 450. RS5 do të dalë në shitje në SHBA në fillim të vitit 2012. Ndërkohë, S5 do të ketë një sistem të modernizuar “Quattro” me tërheqje me katër rrota me një diferencial qendror i cili lejon ndarje të ndryshme të çiftit rrotullues.
Llojet e motorëve.Disa tregje, natyrisht, kanë një varg më të madh zgjedhjesh. Opsionet me benzinë të
modelit A5 përfshijnë një version V-6 me 272 kuaj-fuqi dhe me 1.8 litra turbo me 170 kuaj-fuqi. Ekzistojnë hiç më pak se katër versione turbo-dizel: një me 177 kuaj-fuqi, 2.0 litra,
tjetri me 204 kuaj-fuqi, një tjetër me 245 si dhe i katërti thuhet se është version i
pastër dizel.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:35 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added