|

Çaji sipas grupit të gjakut

Disa ilaçe bimore i përgjigjen grupit të caktuar të gjakut, thonë njohës të botës bimore, të cilët në bazë të kësaj kanë raportuar konkludime interesante.
Grupi i gjakut A
Te këta persona më së miri vepron çaji i blirit, i aloes dhe i kantarionit, ndërsa do të duhej t’i shmangeshin trumzës dhe mëndafshit të misrit, të cilën mjekësia popullore e rekomandon për shërimin e një numër sëmundjesh.
Grupi i gjakut B
Organizmit të tyre iu përgjigjet veçanërisht çaji i shtogut, nanës dhe luleradhiqes, ndërsa nuk u rekomandohet çaji i blirit.
Grupi i gjakut AB
Këtij grupi i përgjigjet çaji i gjelbër, sikurse edhe ai i xhenxhefilit, kamomilit dhe shegës, derisa nuk do të duhej të pinin nga aloe, bliri dhe pije me bazë të humulusit.
Grupi i gjakut 0
Jashtëzakonisht iu përgjigjet çaji nga majdanozi, luleradhiqja, çaji i nanës dhe sherbelës, derisa njohësit e bimëve këshillojnë që personat me këtë grup gjaku duhet t’i ikin aloes dhe kantarionit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:38 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added