Antonio Banderas: Kam pasur tumor
Antonio Banderas ka habitur fansat e tij me anë të një rrëfimi shokues. Aktori ka deklaruar se ka pasur tumor, por këtë gjë e ka mbajtur të fshehtë nga shtypi dhe njerëzit që njihte, me përjashtim të familjarëve dhe miqve të ngushtë. “Tashmë mund ta pohoj publikisht se dy vjet më parë kam pasur një tumor në shpinë”, ka thënë Banderas për revistën “OK”. Aktori u operua dhe tashmë është mirë, por thotë se ka kaluar një periudhë të tmerrshme.

