BMW M3 CRT, dyfish më i shtrenjtë
Prodhuesi i njohur i automobilave “BMW”, edhe më tutje i përmbahet principit që versionet speciale nga ato serike duhet të dallohen edhe sa i përket mekanikës. Por bavarezët përveç teknologjive dhe pjesëve të tjera, versionet speciale dëshirojnë t’i dallojnë edhe për nga çmimi, të cilat një njeriu mesatar do t’i sillnin marramendje.Teknologjia e re, “carbon racing”
Kështu modeli i ri BMW M3 CRT kushton madje 130.000 euro, që është për 61.000 euro më shumë se versioni standard, përkatësisht gati me çmimin e versionit special mund t’i blini dy modele “të thjeshta” M3.
Për këtë shumë astronomike, megjithatë mund të lëvdohen dhe të arsyetojnë se nëse jeni njëri nga 67 “fatlumët” do të keni rastin që për herë të parë, premierë, ta provoni teknologjinë e re të cilën në “BMW” e quajnë “carbon racing”. Kompania “BMW”, në fakt, kohë më parë i është bashkuar prodhuesve të njohur botërorë të elementeve të fibrave të karbonit që në të ardhmen me një çmim më të ulët të prodhojnë komponentë më të lehtë për automobila.
Kulmi i modelit të ri M3 i prodhuar nga plastika e forcuar me fibra të karbonit, për shembull peshon vetëm sa një e katërta e peshës totale të atij standard nga çeliku, me ngurtësinë e njëjtë torsike.
100 km/h për 4.4 sekonda
Bavarezët po ashtu kanë përdorur fibra të karbonit për kapakun e motorit, spojler dhe pjesë të tjera. Tubi standard i gazrave është ndërruar me sistemin nga titani, ndërsa në kursim në masë gjermanët erdhën edhe me zvogëlimin e izolimit, rrotave më të lehta dhe frenave. Rezultat i kësaj është limuzina sportive e cila peshon 1.580 kilogramë, shpejton 100 km/h për 4.4 sekonda dhe arrin 290 km/h shpejtësi maksimale.
Motori atmosferik, ai 4.4 litra V8 është forcuar deri në 450 KF me rastin 8.300 rr/min dhe 440 Nm me rastin e 3.500 rr/min, ndërsa gjermanët e kanë përpunuar edhe pezullimin e pasmë dhe kanë rregulluar kontrollin elektronik të stabilitetit. Modeli më prestigjioz M3 do të ofrohet kryesisht me ndërruesin automatik me shtatë shpejtësi me lidhje të dyfishtë.

