|

Të rinjtë “të çmendur” pas uljes në formë huti

Pas plankingut - pozimit në formë dërrase, nëpër botë po vjen vërdallë një çmenduri tjetër, pozimi para fotoaparatit në formë huti, shkruan Daily Mail.
Aktiviteti i pazakontë u paraqit pasi planking, me sa duket më nuk është “in”. Qindra të rinj amerikanë, australianë dhe britanikë po shpërndajnë nëpër botë këtë argëtim bizar. Qëllimi është që në vendet më të pazakonta të ulen në formë të hutit, e më pas fotografinë e bërë ta publikojnë në internet.
Muajin e kaluar kuzhinier i njohur Gordon Ramsey publikoi fotografinë e tij planking, që mjaftoi që adhuruesit e festave bizare ta shpallin planking “të vdekur”.
Sipas Daily Mail, besohet se ulja në formë huti ose “owling” lindi në Australi në javët e fundit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:17 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added