Depresioni
Partneri i varur ka tërë kohën nevojë për vëmendjen e njeriut që do, edhe kur kjo (vëmendja) mungon, atëherë depresioni shfaqet me një shpejtësi të madhe. Është e kollajshme për prindërit ose për miqtë të vënë re mungesën e interesit para çdo aktiviteti që nuk e implikon edhe njeriun për të cilin kanë nevojë. Në mungesën e „drogës”( partnerit), këta njerëz hyjnë në një gjendje depresioni. „Shumë njerëz vuajnë nga kjo „sëmundje’, por shumë pak e pranojnë, e edhe më pak e trajtojnë. Dashuria në këtë rast nuk mund të ndihmojë, sepse secili prej nesh ka nevojë për një vend personal… Nuk ke si të pretendosh të bëhesh pronar i partnerit. Për shembull në qoftë se ai do të dalë me djemtë në darkë, të pinë një birrë ose të shohë një ndeshje… vendi jot si femër nuk është atje sepse ata kanë tjetër liri në fjalor mes djemve, mbase dhe një fjalor më banal (që s’do të bënte shumë kënaqësi), por dhe duan të flasin për gjëra/probleme mes tyre, që një femër s’duhet t’i dëgjojë… E njëjta gjë ndodh, në qoftë se partnerja jote do të dali me shoqet nëpër dyqane, të pijë një kafe ose të vejë në masazh kozmetikë.