|

Edhe qentë martohen

Deri më sot keni dëgjuar për martesa mes një burri dhe një gruaje. Madje edhe martesa brenda një gjinie por… tanimë martohen edhe qentë. Një ceremoni martesore është bërë në kryeqytetin e Perusë, në Lima. Të veshur duke ju përshtatur rastit të një dite të veçantë qentë kanë parakaluar në atë çka cilësohet lidhje e tyre e përjetshme. Pronarët i kanë patur qentë e lidhur dhe sëbashku kanë përshkuar rrugën deri “altar”. “Për mua qeni është i rëndësishëm sepse për aq kohë sa nuk kam fëmijë ata ai është fëmija im”, tha pronari i një prej qenve. Ceremonia u bë krejt ligjore për aq kohë sa qentë kanë vendosur putrat mbi dokumentin e martesës për të aprovuar gjithçka.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 11:42 e pasdites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response