Nokia ul çmimet e telefonave
Nokia ka vendosur të ulë çmimet e telefonave mobilë të avancuar në Evropë. Hap ky përmes të cilit mëton të shpëtojë erozionin e popullaritetit të telefonave të vet në vakuumin mes ofertës aktuale dhe asaj të re me WP7. Sipas të dhënave nga burimet anonime, modelet e posaprezentuara N8, pastaj C7-shi multimedial, si dhe E6-shi afarist do të pësojnë ulje çmimesh për rreth 15 për qind, ndërsa uljet tjera janë paksa më të vogla. Edhe pse krasitja e çmimeve nuk është e madhe shikuar individualisht, ka kohë që nuk janë përfshirë kaq shumë modele, thonë analistët. Përfaqësuesi i kompanisë e ka komentuar këtë si: “Business as usual”.Sipas Gartner hisja e Nokias tek modelet më të fuqishme tani ka rënë në 25,5 për qind në çerekun e parë të këtij viti, nga 39,9 për qind sa ishte në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, ndërsa rënia pritet të vazhdojë akoma.
