Fansat e Elvana Gjatës pengojnë xhirimet e klipit
Është ndër këngëtaret më “hot” të momentit. Këtë e tregoi edhe klasifikimi i kryer nga suplementi “Bluetooth” i botuar javën e shkuar. E tregojnë më së mirë edhe fansat e shumtë të cilët e adhurojnë deri në atë pikë sa… ndonjëherë të prishin punë. Kështu ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të dytë të kësaj vere të këngëtares Elvana Gjata. Pas përfundimit të kripit të parë në ishullin e mrekullueshëm grek Santorini, Elvana bashkë me producentët e klipit menduan që disa pjesë nga klipi i dytë t’i realizonin në rrugët e zonës të ish bllokut në Tiranë. Mirëpo, me të nisur xhirimet, një turmë e madhe fansash janë mbledhur rreth këngëtares, duke penguar vazhdimin e tyre. Megjithëse, Elvana dhe producentët e klipit janë përpjekur të rinisin punën ka qenë e pamundur, sepse fansat e saj sa vinin e shtoheshin aq sa krijuan një turmë që, në këtë rast mund të quhen një turmë “keqbërësish”. Si përfundim, stafi realizues i klipit hoqi dorë nga klipi, të paktën për atë ditë, për ti shtyrë në një ditë më të përshtatshme e sidomos në një zonë më të përshtatshme.