Genta Ismajli: Propozimet e çuditshme që marr nga fansat...
Kam marrë propozime nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet në fakt, si p.sh., “Genta, do vdes nëse nuk do të takoj”, “Genta, do vdes nëse nuk do të jesh ti gruaja ime në të ardhmen” etj. (Qesh), ”… është shprehur këngëtarja. Në fakt, gjysmë me shaka, ajo ka thënë se përmes këngës së saj më të fundit, “Guximi”, të realizuar në bashkëpunim me Dj DaLool u bën “thirrje” djemve që t’i afrohen e të mos kenë ndrojtje prej saj, edhe pse është një personazh publik shumë i njohur. “Shumë djem kanë guxim të më afrohen, por problemi është që ata djem që më pëlqejnë nuk e kanë guximin të më afrohen, pasi janë me komplekse e kushedi ç’mendojnë”, – ka vijuar Genta, e cila pavarësisht një zhgënjimi në dashuri nuk i ka humbur shpresat se së shpejti do të gjejë personin e duhur.
“Sapo ta gjej, do të martohem dhe do lind fëmijë, shumë fëmijë. Do shihni një Gentë ndryshe, sepse unë jam shumë familjare”, – ka thënë Genta në një intervistë të para pak javëve për gazetën “standard”. Kështu që djema, çfarë prisni…
Këngëtarja ka thënë gjithashtu se ende nuk e ka gjetur partnerin që t’i qëndrojë në krah si dhe ka shtuar duke qeshur se është duke pritur djalin e duhur, të ketë guximin t’i thotë të dua.