Fituesit në lotaris ikin në Spanjë
Colin dhe Christine Weir nga Skocia, çifti që fitoi në loton Euromillions 161 milionë sterlina, kanë ikur nga shtëpia, pasi që qindra njerëz i kanë lutur t’u dhurojnë një pjesë të parave.Çifti tregoi sesi kanë marrë qindra letra nga persona të panjohur, të cilët i lutnin për para. Siç transmeton “Daily Mail”, Colin (64) dhe Chris (55) udhëtuan në Spanjë së bashku me fëmijët e tyre, Jamie (22) dhe Carly (24).
Shuma e fituar nga ta është më e larta në historinë e Britanisë së Madhe. Xhekpoti më i madh i fituar ndonjëherë në botë ishte ai i vitit 2002. Atë e fitoi Andrew Whittaker nga Virginia (ShBA), i cili u bë më i pasur për rreth 195 milionë sterlina.

