Nga tani në indi Shtëpi Për 500Euro
Pas prodhimit të automobilit më të lirë në botë, kompania indiane “Tata” planifikon zgjerimin e aktiviteteve të saj në sektorin e ndërtimit, me promovimin e “shtëpia më e lirë në botë”.Bëhet fjalë për një projekt i cili në treg do të nisë vitin e ardhshëm, dhe me të cilën për një javë do të mund të ndërtohet shtëpi me çmim për vetëm 500 euro.
Ajo do të jetë shtëpi që do të ndërtohet lehtë për shtatë ditë. Modeli bazë me 20 metra katrorë dhe cati të drejtë do të kushtojë reth 500 euro, tha zëdhënësi i kompanisë “Tata”. Sipas tij, pavarësisht kësaj, janë të parashikueshme edhe “modele më të gjëra dhe pak më të shtrejta” ndër të cilat do të ketë edhe shtëpi të pajisura me panele diellore. Këto “shtëpi më të lira në botë” kryesisht do të jenë për të varfërit e popullsisë botërore.

