|

Google blen Punchd?

Google po bëhet gati të blejë kompaninë Punchd. Shërbimi me të njëjtin emër i kësaj kompanie ofron programin për shpërblim të besnikërisë së blerësve përmes telefonave mobilë i cili do të mund të përdorej në shërbimin Wallet të Google. Ky shërbim tani për tani punon në Android dhe iOS.
Vlera e blerjes thuhet të jetë më shumë se dhjetë milionë dollarë, ndërsa pas blerjes shërbimi Punchd do të vazhdonte të ekzistonte akoma. Në Twitter nga Punchd deklarohet që nuk janë blerë akoma. Se a do të blihen, mbetet të shihet.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:50 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added