1:48 p.d. | Posted by Faqja Informative Shqiptare

“Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër”, kështu përgjigjet për dashurinë e tepërt, psikoterapeutja Robin Noorwood, kur përligjim të gjitha qejfprishjet, karakterin e keq, shpërfilljet dhe tradhtitë e partnerit, në fakt dashurojmë tepër. Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse, apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër. Në këtë mënyrë dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të për njëmendëta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t’u dashuruar, frika se mos shpërfillemi, ose braktisemi. Dhe të dashurosh me frikë do të thotë para së gjithash t’i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon përveç të tjerave në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim që “ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh”. Kur në shumicën e bisedave me shoqet tona të ngushta flasim për atë, për problemet e tij, për atë çka ai mendon, për ndjenjat e tij, dashurojmë tepër. Kur i përligjim grindjet e tij, karakterin e tij të vrazhdë, shpërfilljen e tij, ose kur i quajmë pasoja të një fëmijërie fatkeqe dhe rrekemi të bëhemi shëruesja e të metave të tij, dashurojmë tepër. Kur lexojmë një ese popullarizuese të ndonjë psikanalisti dhe nënvizojmë të gjitha ato pjesë që mund t’i vijnë në ndihmë atij, dashurojmë tepër. Kur nuk na pëlqen karakteri i tij, mënyra e të menduarit dhe e sjelljes së tij, por i përshtatemi, duke menduar se, për dashurinë tonë mund të ndryshonte, dashurojmë tepër. Kur lidhja me të vë në rrezik mirëqenien tonë emocionale, e ndoshta edhe shëndetin e sigurinë tonë, padyshim që dashurojmë tepër. Me gjithë vuajtjet e kënaqësitë që mbart me vete, të dashurosh tepër është një përvojë shumë e përbashkët me shumë gra, të cilat janë pothuajse të bindura se një lidhje intime, e tillë duhet të jetë. Pothuaj të gjitha kemi dashur me tepri, të paktën njëherë, dhe për shumë nga ne kjo ka qenë një çështje dite, përgjatë gjithë jetës. Disa janë dhënë aq shumë nga të menduarit e partnerit të tyre dhe nga lidhja e tyre,saqë me zor arrijnë të mbijetojnë. Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra, ose të biesh në dashuri shumë shpesh, ose të dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të thellë dhe të fortë. Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me një burrë me një fiksim dhe të mëtosh që këtë fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij. Do të thitë të matësh lartësinë e dashurisë tënde nga thellësia e sfilitjeve dhe torturave të tua.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 1:48 p.d.. Filed under
lifestyle
.
You can follow any responses to this entry through the
RSS 2.0.
Feel free to leave a response