|

HTC EVO 3D në tregun e Evropës

HTC ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit, HTC EVO 3D do të fillojë të shitet në tregun britanik, si dhe atë evropian, gjatë muajit korrik, edhe pse nuk ka dhënë asnjë datë të saktë të lansimit të këtij modeli në këto tregje.
HTC EVO 3D posedon ekran të ndjeshëm në prekje, rezolucion 540 x 960 piksel, teknologji tri-dimensionale pa pasur nevojë për syze 3D, si dhe procesor me 1.2GHz.
Modeli më i ri i HTC-së, HTC EVO 3D, gjithashtu posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë video në 3D, ndërsa në këtë pajisje është edhe kamera e përparme me 1.2 mega-piksel për video-komunikim.
HTC EVO 3D do të vijë me Android 2.3 Gingerbread, WiFi, Bluetooth, ndërsa çmimi i këtij modeli ende nuk është bërë i ditur.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:44 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added