iPadi i tretë këtë vit?
Apple këtë vit mëton të prezantojë edhe një version të tabletit të vet iPad, thonë thashethemet dhe burimet nga kjo industri. Sipas informatave më të fundit, tableti i ri do të mund të prezantohej kah fundi i çerekut të tretë ose fillimi i çerekut të katërt të këtij viti me emërtimin iPad 2 plus.Dallimi në krahasim me tabletin aktual është në shtëpizën më të hollë dhe ekranin me rezolucion më të lartë (disa thonë se do të jetë 2048 x 1536 pixelë), ndërsa do të duhej të gjendet në shitje bashkë me iPad 2. Përveç prezantimit të aparatit të ri, Apple thuhet se është duke negociuar edhe me prodhuesit e harduerit ashtu që tani iPad të mund të dalë edhe nga repartet prodhuese të Quanta ose Pegatron, dhe jo ekskluzivisht nga Foxconn, siç ishte deri më tani.

