Tottenham 8 milionë euro për Shaqirin
Kosovari me nënshtetësi zvicerane po vazhdon të kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane. Pas Lazios, Romës e Fiorentinës, në garë ka hyrë edhe një skuadër nga Premier League, Tottenham, njofton Indeksonline.
Raportimet e fundit në mediat zvicerane flasin se Tottenham është i gatshëm të paguaj 8 milionë euro për Shaqirin, por kjo shumë nuk do t’i kënaq drejtuesit e Baselit të cilët e kanë bërë të qartë se kosovari mund të shitet vetëm për 15 milionë euro.
Si do qoftë fati i Shaqiri pritet të vendoset shumë shpejt ka paralajmëruar agjenti i tij, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësin qe ai të mbetet edhe një sezon në Basel.

