|

Kush janë hakerët që po e terrorizojnë botën?

Nuk e mbajmë në mend në histori të internetit që për një kohë të shkurtë të ndodhë numri kaq i madh i sulmeve të hakerëve në ueb-faqe dhe në serverët e kompanive të profilit të lartë, nga “Sony” nëpër Senatin amerikan e deri te CIA. Pas këtyre pjesërisht qëndron një grup i hakerëve, por në të shumtën e rasteve fshihen numër i madh i fëmijëve të cilët thjesht, “janë të mërzitur”.
“LulzSec” dhe “Anonymous”, grupe rivale
Edhe pse sulmet e hakerëve janë shpeshtuar gjatë tërë vitit, madje edhe në tërë vitin 2010, drama e vërtetë filloi në prill të vitit 2011, kur “Sony” e pranoi se një grup i hakerëve hyri në serverin e tyre “PlayStation Network” dhe vodhën me dhjetëra mijëra të dhëna të përdoruesve, ndërsa “PSN” ka qenë i fikur për disa muaj.
Tërë ky incident “Sony-t” i kushtoi disa qindra milionë dollarë, por ky ishte vetëm fillimi. Pas këtij sulmi, “Sony” pësoi edhe disa herë, ndërsa hakerët nga dy grupe rivale “LulzSec” dhe “Anonymous”, janë shtyrë se cilët do të shkatërrojnë apo do të futen në sa më shumë serverë. Viktima të kësaj lufte ndërmjet hakerëve kanë qenë Nintendo, CIA, Senati amerikan, lojërat e popullarizuara “online”, “Minecraft” dhe “League of Legends” dhe miliona përdorues, të dhënat personale të të cilëve janë vjedhur.
Për “Anonymous” tashmë është shkruar në dhjetor të 2010, kur ky grup i hakerëve i shkatërroi serverët e “PayPal-it” dhe “Amazon-it” në shenjë mbështetje për Wikileaks. Bëhet fjalë për një grumbull hakerësh, të cilët siç pohojnë: “nuk kanë fytyrë, është e pamundur t’i klasifikoni nën një emër të përbashkët, janë me qindra, nëse jo me mijëra, ndërsa veprojnë për shkak të aktivizmit politik dhe shoqëror, më së shpeshti kundër, regjimeve shtypëse dhe në mbrojtje të fjalës së lirë”.
Nga ana tjetër, grupi “LulzSec” sulmet e saja kryesisht i bëjnë si “for the lulz-tët” dhe atë vetëm për argëtim. Edhe ata me kënaqësi do t’i sulmojnë, siç thonë “korporatat e këqija”, por caku i tyre mund të jenë edhe lojërat “online” apo përdoruesit “e pafajshëm”.
Janë të njohur për DDoS (Distributed Denial of Service) tipin e sulmit, me çrast në ueb-serverin e largët dërgojnë sasi të mëdha të kërkesave, në saje të të cilave puna e serverit ngadalësohet apo ai ndalet së punuari, dhe ndonjëherë ata vjedhin edhe të dhëna personale (e kanë bërë këtë me “Sony-n”, duke hyrë në “Sony Pictures”).
Produkte të forumit legjendar 4Chan
Te dy këto grupe kanë dalë nga forumi legjendar 4Chan, i cili nuk ka arkiv dhe në të cilin me shpejtësi të jashtëzakonshme ndërrohen postimet e përdoruesve anonim, vetëm që pas disa sekondave të ndërrohen me të rinj. 4Chan-ët janë të njohur për nihilizëm dhe qëndrimin “argëtues” dhe për shkak të urrejtjes ndaj asaj që nuk u përgjigjet.
Ndonjëherë do t’i ndihmojnë njeriut në telashe, për shembull u bënë bashkë dhe bënë thirrje për themeluesin e WikiLeaks-it, Julian Assange-n, ndërsa ndonjëherë do të bëjnë çka do që munden që dikujt t’ia shkatërrojnë jetën, siç ishte rasti me vajzën e cila në videoincizime i hedh qentë në liqen, identitetin e së cilës shumë shpejt e zbuluan 4Chan-ët.
Sidoqoftë, në kohën e fundit duket se “Anonymous” dhe “LulzSec” kanë filluar publikisht dhe haptas të luftojnë kundër njëri-tjetrit, dhe atë që t’ia “shkatërrojnë” jetën sa më shumë që është e mundur grupit tjetër, apo të futen në sa më shumë faqe dhe të lëvdohen me sukseset e tyre. Fatkeqësisht, në këtë betejë më së shumti pësojnë përdoruesit.
Nuk dihen hapat e tyre të ardhshëm
Askush nuk e di se çka ndonjëra nga këto grupe do të bëjë në të ardhmen, por ditët e fundit “LulzSec” është drejtuar kah aksioni i emërtuar “Titanic Takeover Tuesday” me çka i shkatërroi faqen CIA-s dhe disa lojëra të popullarizuara “online”, dhe të gjithëve ky grup publikisht i është lëvduar nëpërmjet llogarisë së tyre zyrtare në “Twitter”.
Ekziston e thëna ndërmjet hakerëve, e cila thotë se shërbimet sekrete dhe ushtria amerikane nuk “hakeratën”, dhe ai që guxon ta bëjë këtë, zakonisht përfundon në burg për një kohë të gjatë. Siç ka filluar “LulzSec” nuk do të çuditemi nëse së shpejti në vend të “sulmeve të hakerëve” të dëgjojmë për arrestime.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:26 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added