Kush tradhtojnë më shumë, meshkujt apo femrat?
Dashurinë e trajtojnë në të njëjtën mënyrë, si meshkujt, ashtu edhe femrat. Dy palët janë kontribues pothuaj të njëjtë për sa i takon transparencës në marrëdhëniet dashurore. Prirja për t’u yshtur nga të ndaluarat nuk përjashton asnjërin nga të dy partnerët. Edhe pse janë meshkujt ata që më së shpeshti akuzohen për tradhti, as femrat nuk mbesin tepër prapa. Anketat tregojnë se 60% e meshkujve dhe 55% e femrave, të paktën një herë, kanë mashtruar partnerin e tyre.Natyrisht, këto janë të dhëna për vendet perëndimore, për të mos menduar askush se edhe në vendet e tjera është e njëjta situatë. Arsyetimi më i shpeshtë i femrave është se partneri nuk u kushton vëmendjen e duhur. Ndihen sikur merren për tepër të sigurta. Për femrat, mungesa e komunikimit domethënë mungesë e intimitetit dhe kënaqësisë me lidhje, thotë këshilltarja për lidhje, Terri Orbuch.
Nëse ndiheni të palumtur dhe të pakënaqur në lidhje, ka më shumë të ngjarë që do ta kërkoni fatin gjetiu, thotë ajo. Pas kësaj, rastet përsëriten vazhdimisht: duke filluar nga kolegu i pashëm deri te fqinji të cilin e takon çdo mëngjes derisa shkon në punë.
Por, ekzistojnë edhe arsyetime të tjera për tradhti, duke filluar nga “mërzia” në shtrat, deri te dëshira për të panjohurën.
Kërkojnë lumturinë gjetiu
Grindjet e pandërprera për çdo imtësi nuk janë aspak të këndshme, prandaj me siguri partneri do ta kërkojë lumturinë gjetiu, te dikush që e kupton më mirë. Një mosbesim dhe vështirësi të tilla çiftet mund t’i evitojnë duke përmirësuar komunikimin e ndërsjellë.
Hakmarrja, po apo jo
Pasi që gruaja e zë burrin “me pelë për dore”, shpesh mund të mendojë se edhe ajo ka të drejtë që t’ia kthejë me një masë të njëjtë. Seksi për shkak të hakmarrjes është edhe një arsye për tradhti bashkëshortore. Por, edhe pse kjo mund të ofrojë një kënaqësi dhe lehtësim të përkohshëm, ndjenja e lëndimit nuk largohet, por me të paraqiten edhe probleme të tjera. Më i mirë është shkurorëzimi.
Faji i gjeneve
Edhe pse shumë femra nuk janë të gatshme që ta pranojnë këtë teori, shkenca ka treguar se disa meshkuj e kanë “gjenin”, i cili ua pamundëson që të jenë të përafërt me partneren, gjë që len vend për pabesi. Por, mund të ekzistojë edhe një shpjegim më i thjeshtë, disa meshkuj thjesht duan që të shohin “diç të re”.