|

Nusja, ikën pas 20 minuta martesë

Një punëtor bamirësie, i cili shpenzoi 5,000 funte për të sjellë nusen e tij të re xhamaikane në Mbretërinë e Bashkuar u la zemërthyer pasi ajo e braktisi 20 minuta pasi hynë në shtëpinë e tij.
Johnny Gannon shpenzoi shumë para për të rregulluar një vizë për 24 vjeçaren Patrice Chambers në mënyrë që ata të jetonin të lumtur në banesën e tij në Skoci. Por sapo mbërritën në Perth (Skoci) ajo dërgoi burrin e saj, 57 vjeçar, për të blerë një lloj supe të gatshme. Kur ai u kthye ajo mori çantat dhe i tha se po largohej.
Brenda 20 minutash pasi kishin arritur në shtëpinë e tij ajo mori një taksi dhe u largua. Ai zbuloi gjithashtu se ajo kishte lënë një faturë prej 500 funtesh në telefonin e tij celular.
Zemërthyeri Gannon beson se gruaja e tij e re u largua për në Bristol për tu takuar me të dashurin e saj xhamaikan, me të cilin ajo kishte organizuar skemën.
“Unë po mendoja për të kaluar jetën me Patrician por mendoj se ajo e kishte planifikuar këtë para shumë kohësh. Unë njihem me të prej dy vitesh dhe lidhja jonë nuk ishte diçka e realizuar me postë. Ajo më ka përdorur dhe ndihem i turpëruar” tha Gannon.
Gannon e kishte takuar Patrician gjatë një vizite në Xhamaika. Pas dasmës së tyre ai u kthye në Perth për të nxjerrë vizën e saj. Por pasi arriti në Mbretërinë e Bashkuar ajo u largua.
Gannon ka kontaktuar me policinë për incidentin dhe planifikon të revokojë vizën e gruas së tij.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:34 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added