|

Lazio ofron tetë milionë euro për Shaqirin

Krerët e Lazios nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri, shkruan sajti "Calcionews 24" të shtunën. Lazio ka bërë ofertë për Shaqirin, duke i ofruar skuadrës së Baselit një dëmshpërblim deri në tetë milionë euro. Shaqiri 19-vjeçar ka kontratë me Baselin deri në vitin 2014, kurse pos Lazios për shërbimet e tij po insiston edhe skuadra e Romës. Trajneri i Romës, Luis Enrique e sheh Shaqirin si përforcim adekuat për skuadrën e tij. Shaqiri është njëri ndër futbollistet më të kërkuar në tregun e futbollit. Për të interesim kanë treguar edhe Juventusi, Fiorentina, Palermo, Borussia Dortmundi, Bayern Muncheni, Hamburgu, Arsenali e Liverpooli.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:34 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added