Meksikani shndërrohet në femër për të shmangur dënimin
Policia meksikane kishte arrestuar një mashkull, i cili i ishte nënshtruar një operacioni plastik për t’u shndërruar në femër dhe në këtë mënyrë t’i shmangej dënimit. Prokuroria kishte bërë të ditur se Arona Vera Morales (33 vjeçe) dyshohej se në mënyrë të paligjshme, me një kontratë shtetërore të një qendre shëndetësore, kishte përfituar rreth 200.000 dollarë. Ende nuk dihet nëse me ndihmën e operacionit e kishte ndryshuar gjininë apo vetëm pamjen e jashtme, për t’iu shmangur autoriteteve.