|

Miliarderi që nuk di të lexojë

Meqë ai ka një pasuri prej rreth 400 milion sterlina, ti pret që Andreas Panajotu mund të lexojë propozimet e biznesit dhe kontrata ligjor. Por, biznesmeni londinez, i renditur në vendin e 200 në listën e më të pasurve, e ka arritur suksesin pa mësuar kurrë të lexojë.
Djali i një emigranti greko- qipriot, ai u rrit në Lindje të Londrës dhe u shkollua në një shkollë ku bëri vetëm rolin e një boksieri.
Ai rrëfen për mediat britanike se e kishte tmerr po t’i thoshte kush të lexonte sepse nuk dinte. Në moshën 14 vjeç, ai e la shkollën pa mësuar të lexonte.
Ai punoi fort në rininë e tij duke shitur mijëra apartamente, duke e bërë kompaninë e tij të pasurive të patundshme nga më të mëdhatë në botë.
Mediat britanike kanë nisur një fushatë për të nxitur fëmijët të lexojnë dhe miliarderi e mbështet fushatën, pavarësisht se atij letrat ia lexon një punonjës.
“Por tani është shumë më e vështirë se në vitet ’70, kur mund të ecje përpara edhe pa ditur lexim,’ thotë ai.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 7:41 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added