|

Mjekët këshillojnë fëmijët dhe të moshuarit të qëndrojnë brenda

Po mundohen t’u shmangen rrezeve të diellit, në forma të ndryshme. Kontakti me ujin në këto temperatura është i mirëseardhur, për të freskuar fytyrën. Temperaturat e larta ndikojnë në organizimin e njeriut, ndërsa fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit. Qytetarë thonë se po mundohen t’i shmangin rrezet e diellit. Temperatura shumë të larta, kanë shtuar ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale. Mjekja Dafina Rushiti, në QKUK-, thotë se brenda 12 orëve numri i pacientëve arrin në 45. Ajo, u rekomandon të moshuarve, fëmijëve dhe personave me probleme shëndetësore që të mos dalin gjatë orëve të drekës pa ndonjë nevojë të madhe. Edhe gjatë javës së ardhshme pritet që vendi ynë të përballet me temperatura të larta, por gjithashtu edhe me reshje shiu.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:45 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added