|

Në fund të vitit, 7 miliardë banorë në botë

Deri në fund të këtij viti do të lindë banori i shtatë miliardët i planetit tonë, ka njoftuar sot Fondi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara me rastin e shënimit të Ditës Botërore të popullsisë.
Njëmbëdhjetë korriku në botë shënohet si Dita Botërore e Popullsisë, kur OKB-ja me aksione të ndryshme përpiqet të tërheqë vëmendjen për problemet e popullatës, rëndësinë e planifikimit të familjes, barazinë e gjinive, shëndetësinë, si dhe kujdesin për të moshuarit e të paaftit.
Numri i banorëve rritet çdo ditë për rreth 80 milionë. OKB-ja ka njoftuar se për shkak të rritjes gjithnjë e më të madhe të popullsisë, po thellohet dallimi midis të pasurve e të varfërve.
Sipas vlerësimeve të analistëve, gjatë 14 vjetëve të ardhshme në Tokë do të ketë 8 miliardë banorë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:40 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response