|

Xhemajli, lojtari i dytë më i shtrenjtë në Zvicër

Gokhan Inler kompletoi transferimin e tij te skuadra e Napolit, duke iu bashkuar kështu, bashkëlojtarit të tij te Përfaqësuesja e Zvicrës, Blerim Xhemajli. Marrëveshja për transferimin e Inlerit te napolitanët kap shifrën e 25 milionë eurove, që e bën Inlerin lojtarin më të shtrenjtë në Zvicër.
Vetëm ditë më parë, këtë epitet e mbante vetë Xhemajli, i cili javë më parë kompletoi transferimin e tij nga Parma te Napoli, për 8.5 milionë euro. Në renditjen e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në Zvicër, renditje të cilën e ka publikuar e përditshmja ‘Blick’, gjendet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Valon Behrami.
Ky i fundit zë pozitat nëntë dhe pesë, me transferimet e tij nga Verona te Lazio, përkatësisht nga këta të fundit te West Hami, në vitin 2008. Xhemajlit i mbetet e epiteti i futbollistit më të shtrenjtë shqiptar

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:38 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response