Portierët hidhen djathtas gjatë gjuajtjeve të penalltive kur janë në disavantazh
Është një lajm që mund të jetë me shumë vlerë për lojtarët, sidomos për ata që kanë hyrë në histori si humbës të penalltive.Shkencëtarët e Universitetit të Amsterdamit kanë bërë një studim interesant për penalltitë e gjuajtura në botërore.
Fillimisht ata zbuluan se portierët hidhen njësoj si majtas apo djathtas. Por, kur skuadra e portierëve është në disavantazh gjatë gjuajtjes së penalltive, ata hidhen më shumë djathtas se majtas.
Shkencëtarët thonë se njerëzit kanë një tru të orientuar djathtas dhe vendimi për tu zhytur djathtas vjen natyrshëm për shkak të sjelljeve edhe në të tjera situata.
Mediat angleze thonë se ky mund të ishte një lajm me shumë vlerë për disa futbollistë anglezë.