2:18 e paradites | Posted by Faqja Informative Shqiptare
Klipi më i fundit i këngëtares Dafina Zeqiri, “Dangreously in love” ka marrë shumë kritika, jo vetëm sepse me të njëjtin titull ka një super hit diva Beyonce, por edhe sepse duket sikur me këtë këngë Duffy ka kopjuar shumë “Halo” po të Beyonce-s. Videoja e këngës është realizuar në Australinë e largët (sikurse edhe më parë; “Rock this club, hiti i Dafinës), me disa pjesë në hotelin, ku Dufyy ngrihet çuditërisht nga shtrati ku po fle me të dashurin aktual Krenarin, me rroba banje “Burberry”, vijon më pas në plazh, por nuk mungon as një pjesë me një kangur, normale, jemi në Australi. Skena të njohura klipesh verore, ku më shumë sesa ritmi, të tërheq videoja… Kënga në fakt nuk është pritur menjëherë mirë nga fansat, disa prej së cilëve aludojnë se ajo ka diku edhe ritme greke, por është nga ato këngë që me kalimin e ditëve bëhen më tërheqëse. Ne mësuam që ylli i muzikës R’N’B në trojet shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka realizuar këtë këngë që në moshën 16-vjeçare, edhe pse vetëm tani që ajo është 21 vjeçe, ishte momenti për ta nxjerrë nga sirtari. Kështu që imitimet mund të jenë fare rastësore! Meqenëse jemi këtu, Duffy është shprehur se në Australi është kënaqur shumë, pasi atje nuk e njihte askush dhe ishte e lirë nga vëmendja që tërheq një “VIP”.
Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 2:18 e paradites. Filed under
showbiz
.
You can follow any responses to this entry through the
RSS 2.0.
Feel free to leave a response