Punët e shtëpisë dhe tastiera sjellin dhimbje të kyçit të dorës
Kujdes nëse ndjeni dhimbje kyçi e cila shtohet veçanërisht natën, mpirje, humbje fuqie dhe elektrizim. Nëse keni këto shenja atëherë mund të jeni prekur nga sindroma ‘tuneli karpal’, që shfaqet shpesh tek femrat e moshës 30-50 vjeç dhe në disa profesione të caktuara, e që prish gjumin dhe cilësinë e jetës.Sindroma e tunelit karpal e karakterizuar nga ngjeshja e nervit në kyçin e dorës shfaqet më shpesh tek gratë të cilat merren me punë dore apo punët e shtëpisë dhe ato që kalojnë shumë kohë para kompjuterit me tastierën dhe mausin.
Sforcimi i kyçit të dorës dhe forcimi i këllëfit që mbështjell nervin ndikon në shfaqjen e sëmundjes që shoqërohet me elektrizimin e 3 gishtërinjve të parë, humbje të fuqisë së dorës, dhimbje e cila fillon nga kyçi deri tek bërryli dhe mpirje.
Dhimbja dhe mpirja mund të jetë aq të mëdha saqë të zgjojnë personin nga gjumi dhe mund të shtohen gjatë natës.
