|

55% e njerëzve besojnë në dashuri në shikim të parë

Është parë se sot, në kohën e “Facebook”-ut, 55% të njerëzve besojnë në mundësinë e rënies në dashuri që në shikim të parë. Në kohën kur njoftimet me anë të internetit paraqesin një ndihmë të madhe, këto rezultate tregojnë se kontakti personal ende ka rëndësinë e vet. Gati 55% e njerëzve besojnë në dashurinë në shikim të parë, ku 71% prej tyre kanë thënë se edhe e kanë përjetuar një dashuri të tillë. Këtë e ka konstatuar studimi i portalit “Adam & Eve” duke anketuar 1000 njerëz. 18% e njerëzve të anketuar thonë se dashuritë që lindin në shikim të parë nuk janë të sigurta, kurse 27% e të anketuarve kanë thënë se nuk besojnë në një dashuri të tillë. Seksologja Kat Van Kirk tha se, përkundër rëndësisë së internetit, fakti se njerëzit besojnë në dashuri në shikim të parë, vë rëndësinë te fakti se takimi personal, apo sikur që do të thuhej sot, ‘live’, vazhdon që ta ketë rëndësinë e vet.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:26 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response