Rivendosen marrëdhëniet Qeveri- EULEX?
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në orët e paradites ka pasur një takim me shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, me të cilën kanë biseduar për rrethanat e fundit dhe mungesën e bashkëpunimit Qeveri-EULEX. Thaçi me këtë rast potencoi se bashkëpunimi me EULEX-in duhet të jetë në tërë Kosovën, dhe jo vetëm në disa pjesë.
Thaçi ka përsëritur faktin se veprimet e Qeverisë në veri për të zbatuar masat e reciprocitetit dhe sundimit të ligjit, kanë qenë ligjore, legale dhe kushtetuese, dhe jo të drejtuar ndaj askujt.
Ai tha se qytetarët e veriut të vendit tash e 12 vite janë dërmuar nga krimi, strukturat paralele e kriminale dhe si e tillë kjo situatat është e patolerueshme.
Kryeministri në konferencën për shtyp pas takimit me shefin e EULEX-it, tha se miqtë ndërkombëtarë e kanë ditur se institucionet e vendit nuk mund të jenë përjetësisht indiferent dhe një pjesë e territorit të mbetet vrimë e zezë. Sipas tij, durimi i institucioneve të vendit është keqkuptuar, e ndonjëherë edhe keqpërdorur, e kjo sipas tij ka qenë e padurueshme.
Ai vlerësoi se që nga 25 korriku Kosova është ndryshe dhe është thyer “status quo-ja”. “Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk ka kthim prapa” është shprehur kryeministri.
Më tej, Thaçi tha se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e gatshme për dialog ndërshtetëror me Serbinë. Mirëpo, sipas tij, përderisa institucionet kosovare kanë kërkuar bashkëpunim, kjo nuk ka nënkuptuar që Serbisë t’i jepet vetoja për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, pasi rregullimi i brendshëm është çështje e shtetit të Kosovës.
Kryeministri i vendit, ia bëri të qartë ndërkombëtarëve se Kosova nuk ka dyshim në rrugën e saj për integrim, përkundur faktit që BE-ja ka dështuar ta trajtojë Kosovën si shtetet tjera aspiruese. Ai tha se Kosova e meriton vlerësimin sipas vendeve tjera dhe inspirim për rrugën e saj evropiane.
Kryeministri i vendit, duke aluduar në mungesën e bashkëpunimit me EULEX-it për aksionin në veri, tha se pavarësisht këtyre rrethanave partneriteti vazhdon.
Thaçi tha se ndonëse mosbashkëpunimi ka mundësi të ketë qenë për shkak të mungesës së shefit të EULEX-it në Kosovë, shprehu besimin në veprimet e përbashkëta me EULEX-in në të ardhmen. Por, sipas tij, ky bashkëpunim të jetë në tërë Kosovën, e jo vetëm në disa pjesë.
Ndërkaq, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac i cili këto ditë nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, bëri thirrje për qetësi. Marnhac tha se sot do të duhej të ishte në dasmën e vajzës së tij, por për shkak të rrethanave është dashur të kthehej në Kosovë.
Ai duke përmendur faktin e sulmit ndaj trupave të KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it tha se janë të papranueshme dhe asnjë formë e dhunës nuk do të tolerohet.
Sipas tij, EULEX-i ka respekt për Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por shprehu qëndrimin se e vetmja rrugë e zgjidhjes së problemeve është dialogu.
Ai tha se së bashku me KFOR-in do të punojnë për lëvizje të lirë dhe çdo rezistencë në këtë drejtim nuk do të tolerohen.