|

studimi i fundit për dhimbjet e shpinës

Një studim i fundit gjerman zbuloi se më shumë se gjysma e pacientëve me probleme të dhimbjes së shpinës që kishin kryer seksione agupunture tek mjekët kinezë, kishin pasur shumë përmirësime të gjendjes së tyre shëndetësore. Ky lloj mjekimi alternativ shton fluksin e gjakut dhe qarkullimin e tij në zonat e prekura, duke vënë në punë edhe gjëndra të caktuara që lëshojnë lëngje hormonale qetësuese. Terapitë alternative e bazojnë kurimin e tyre tek ideja se shkaku i dhimbjes së shpinës është zhvendosja e vertebrave të shtyllës kurrizore, ndaj edhe përqendrimi është i gjithi tek vertebrat. Gjatë procedurës, mbi shpinë aplikohet një peshë jo shumë e madhe, e cila nëse fokusohet në vendin e duhur arrin të japë shumë rezultat dhe të çojë në vend vertebrat. Ka shumë mundësi që pikërisht shtrati ku flini të jetë edhe burimi i dhimbjeve tuaja. Nëse arrini të gjeni dyshekun e përshtatshëm, do të ishit me të vërtetë i fituar. Por cili është ai? Nëse do të kishit një dyshek shumë të butë, nuk do ishte mirë, sepse trupi do të krijonte gunga. Edhe nëse do të merrnit një dyshek të fortë, presioni mbi trupin tuaj do të rritej e si pasojë vjen tendosja e dhimbjet. Sipas një studimi, personat që flenë në një dyshek gjysmë të fortë kanë më shumë shanse të jenë të shëndetshëm dhe të përjetojnë më pak dhimbje se ata që flenë në dyshekë ose ekstremisht të butë, ose e kundërta.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 7:52 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added