2:24 p.d. | Posted by Faqja Informative Shqiptare
Rock grupi “U2” po bëhen gati që të rikthehen me koncertet e tyre në kuadër të “360 Tour”. Stacioni i radhës do të jetë stadiumi “Busch” në St. Louis në Amerikë. Ndonëse në këtë stadium kanë performuar me dhjetëra bende si “Rolling Stones” e “The Beatles”, edhe koncerti i “U2” është bërë temë kryesore e këtij qyteti. “Ata nuk janë më të mirët që kanë performuar këtu, mirëpo ata janë ndër më të mirët që do të përformojnë në këtë qytet”, thuhet në deklaratën e kompanisë, e cila po organizon koncertin. Sipas të dhënave zyrtare deri më tani afro 50 mijë bileta janë shitur ndërkohë që koncerti do të mbahet 25 korrik.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 2:24 p.d.. Filed under
Bota
.
You can follow any responses to this entry through the
RSS 2.0.
Feel free to leave a response