Vezët, burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve
Edhe deri tashti është ditur se vezët janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, lipoideve, vitaminave dhe mineraleve, por shkencëtarët e Universitetit në Albertvil kanë zbuluar edhe vetitë antioksiduese të tyre, që do të thotë se ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, enëve të gjakut dhe të kancerit.Hulumtuesit kanë studiuar të verdhët e vezëve të pulave që ushqehen me grurë apo misër dhe kanë konstatuar se ato përmbajnë dy aminoacide, triptofan dhe tirozin, të cilat kanë veti të larta antioksiduese (pastrimin helmeve nga organizmi), që do të thotë se mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme. Kështu, dy të verdha të vezëve të pa fërguara e të paziera kanë veti antioksiduese pothuaj dyfish më të madhe sesa molla dhe pothuaj njësoj sa 25 gramë boronica të kuqe.
Sasia e aminoacideve zvogëlohet me zierjen apo fërgimin e vezëve, por edhe në këtë rast ato mund të zëvendësojnë sasinë e antioksiduesve që e përmban një mollë. Shkencëtarët nga Albertvili paralajmërojnë se me hulumtime të reja do të konstatojnë se a përmbajnë vezët edhe proteina të tjera që kanë veti antioksiduese, pasi është e njohur se në të verdhat e vezëve ka edhe karotinoide dhe peptide.
Në ca hulumtime të mëhershme, shkencëtari Xhianping Vu ka konstatuar se protinat nga vezët shndërrohen në enzime stomaku që në zorrën e hollë prodhojnë peptide, të cilat veprojnë në mënyrë të njëjtë si inhibitorët ACE, përkatësisht si ilaçet për ulejn e tensionit të gjakut.
E gjitha kjo është në kundërshtim me mendimin e rrënjosur më parë se vezët janë fajtore për rritjen e tensionit të gjakut për arsye se përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit. Hulumtimet e mëtejshme të vetive antioksiduese të vezëve do të mund të ndryshonin këto qëndrime.
