16 milionë dollarë për një Ferrari
Askush nuk ka paguar më parë kaq shumë para për një makinë. Këtë gjë e ka bërë një pasanik, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende, që ka paguar plot 16.39 milionë dollarë për një Ferrari 250 Testa Rossa. Ky prototip është krijuar në vitin e largët 1957 dhe ka fituar një kampionat botëror më 1958.

